12-vjeçarja ishte duke rënë nga një ndërtesë 12-katëshe, shpëtohet nga një postier

Një postier në Vietnam po vlerësohet si një hero pasi ai shpëtoi një vajzë të vogël ndërsa ajo ishte duke rënë nga një ndërtesë 12-katëshe në Hanoi.

Nguyen Ngoc Manh, një profesionist i shpërndarjeve të porosive në kryeqytetin vietnamez, pa një vajzë 2-vjeçare të varur në ballkon kur arriti me një pako për një nga banorët në zonë, transmetojnë mediat vietnameze.

Menjëherë sapo dëgjoi zërin, postieri vrapoi për të ndihmuar vajzën e vogël.

Tmerri nuk përfundoi këtu, pasi me të kapur vajzën e vogël, postieri u trondit kur pa që ajo po derdhte gjak nga goja. Ai e mori dhe e dërgoi me shpejtësi në spital. Raporti i spitalit tregoi që ajo kishte frakturë në këmbë dhe duar, por gjendja ishte stabile.

Be the first to comment on "12-vjeçarja ishte duke rënë nga një ndërtesë 12-katëshe, shpëtohet nga një postier"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*