2 Vjeçarja e cila u godit nëfytyrë nga kali,lufton për jetë..

Një goditje në fytyrë nga kali shkaktoi një luftë mbijetese për një vogëlushe 2-vjeçare në Surrey. Madison Romee pësoi një aksident të frikshëm gjatë një shëtitjeje me të atin, ku mori plagë të rënda pasi kafsha e goditi. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe në mënyrë të pakuptueshme për askënd.

Babai i saj, Alister, rrëfen se në fillim dëgjoi një mik të tyre të thoshte: “Madi është goditur” dhe më pas pa vogëlushen pa ndjenja që i dilte gjak nga sytë, goja dhe një të çarë të madhe në ballë. Pulsi nuk i ndihej. Ajo u transportua menjëherë në spital me një ambulancë ajrore.
Madison iu nënshtrua operacionit për të qepur një çarje të thellë në syrin e djathtë, rregullimit të qiellzës e cila ishte ndarë nga kafka, iu vendos një tel i brendshëm për dhëmbët që të rregullonte nofullat. Operacioni i dytë konsistoi në qepjen e tendinave midis syve dhe hundës i cili u pasua nga heqja e pjesëve të huaja mjekësore në trupin e saj dhe një tjetër operacion në sy.

Pas një viti, Madison është rikuperuar në mënyrë mbresëlënse, por mendohet se do vazhdojë të kryejë ndërhyrje derisa fytyra e saj të rritet plotësisht. Rasti i saj do të dokumentohet si një procedurë mjekësore unike dhe inovative në librat mjekësorë.

Be the first to comment on "2 Vjeçarja e cila u godit nëfytyrë nga kali,lufton për jetë.."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*