41 vjeçari bie në ‘grackën’ e policisë, detyronte të prostituohej bashkëshorten e tij

Një 41-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka detyruar të prostituojë gruan e tij.
Mediet italiane shkruajnë se shqiptari u arrestua për krimet e keqtrajtimit, zhvatjes dhe plagosjes së rëndë personale.
Ai akuzohet se dhunoi fizikisht dhe verbalisht gruan e tij në mëyrë të përsëritur në 10 vitet e fundit.
Raportohet se shqiptari e kërcënonte vazhdimisht me vdekje dhe në rrethana të ndryshme, e kishte rrahur me një shufër hekuri , duke i thyer gjymtyrët.
Sipas mediave ai e kishte goditur me thikë dhe kishte plagosur në disa pjesë të trupit. Shqiptari u arrestua nga karabinierët e Giugliano , të cilët e gjurmuan atë në San Marcellino.

Be the first to comment on "41 vjeçari bie në ‘grackën’ e policisë, detyronte të prostituohej bashkëshorten e tij"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*