“A po i ndal ofendimet, je duke e tepru, Hugo Chavez, i koftë puna e mbarë”, përplasje të ashpra mes grupit të Vjosa Osmanit dhe LDK-së

Vjosa Osmani, aktualisht prijësja e Listës “Guxo”, u largua përfundimisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pas përplasjeve që kishte me krerët e kësaj partie në momentin kur u formua koalicioni qeverisës (LDK-AAK-NISMA).

Por, kjo qeveri nuk ishte jetëgjatë. Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosjes për shpalljen e pavlefshme të votës së deputetit Etem Arifi, aktualisht i burgosur ishte pranuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, çuan vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kur kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet e reja, tashmë mes Vjosa Osmanit dhe grupit të saj, kanë filluar përplasje të ashpra me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe krerët e këtij subjekti politik, duke zbuluar edhe të pathëna nga e kaluara.
Paragjykimet ndaj Albin Kurtit
Gjithçka nisi nga një deklaratë e kandidates për presidente të vendit, Vjosa Osmani, aktualisht ushtruese e detyrës së presidentes.

Ish-nënkryetarja e LDK-së nuk mendon më njësoj për Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kandidatin për kryeministër nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, sikur para dy vjetësh kur ishin kundërshtarë në garën për zgjedhjet e 6 tetorit.

Osmani ditë më parë ka zbuluar se dikur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe krerët e këtij subjekti politik, kishin ndikuar direkt në krijimin e përshtypjeve për Albin Kurtin.

“Nuk është që kam pasur një kontakt që ta njihja mirë z.Kurti dhe dua ta pranoj qysh këtu që kam pasur edhe unë paragjykime të shumta, duke u bazuar në ato konstruksione që ndërtoheshin në partinë ku isha”, ka deklaruar Osmani.

Përgjigjet e Isa Mustafës drejtuar Vjosa Osmanit

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ishte i pari që u përgjigj ndaj akuzave të Osmanit. Ai cilësime të tilla (i referohet deklaratës së Osmanit për krahasimin Kurti – Chavez), tha se nuk janë në deklaratat e LDK-së e as të Mustafës së kryetar i partisë.

Mustafa e mohoi që Osmani është frymëzuar nga LDK-ja për këto deklarata.
“Cilësimet e tilla nuk i gjeni në asnjë deklaratë të LDK-së dhe në deklarimet e mija si kryetar i LDK-së. Se kah është frymëzuar Vjosa është çështje e saj, por jo nga LDK”, u përgjigj Mustafa.

Mustafa më tutje është shprehur se e ka cilësuar VV-në si ekstreme të majtë, të dhunshme dhe parti me orientim totalitar, por sa i përket Hugo Chavezit është deklaratë e Vjosa Osmanit, që sipas Mustafës, tani është penduar sepse po frikësohet nga “prijësi suprem”.

Kështu e quan Avdullah Hoti, Vjosa Osmanin

E, ndaj deklaratës së Osmanit, shkurtimisht dha një deklaratë ditën e djeshme edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti.
Me këtë deklaratë të numrit 2 të listës së Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se Vjosa Osmani është duke i mashtruar qytetarët.

Përplasja e ashpra mes Faton Pecit dhe Lutfi Hazirit
E, një përplasje e ashpër mes grupit të Vjosa Osmanit dhe LDK-së, ndodhi edhe mbrëmë në një nga televizionet tona.
Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, tashmë i aderuar në listën e VV-së, i është përgjigjur nënkryetarit të LDK-së, pasi ky i fundit hedhi akuza të rënda në drejtim të grupit të Vjosa Osmanit, për bashkimin e tyre me VV-në.

Peci i ka thënë Hazirit që t’i “ndal ofendimet, je t’u e tepru”.

“Lutë a po i ndal ofendimet për shkak se nuk po dua me u ballafaqu me juve për shkak të një konsiderate që kam pasur për juve. Por, je t’u e tepru, tash t’i japi të gjitha përgjigjet”, tha fillimisht Peci.

Peci deklaroi poashtu se Haziri i kishte marrë meritat për krijimin e koalicionit LDK-së dhe VV-së, ndërsa tani po akuzon Vetëvendosjen se janë marksistë dhe leninistë.

“Bashkëpunimin tonë me VV-në po e sheh si bashkëngjitje me marksistët dhe leninistët, derisa ju keni marrë meritat për krijimin e koalicionit LDK-VV, në mënyrë që qeveria e shpresës me u jetësu”, ka thënë Peci.

Kurse, Haziri i tha Pecit se tashmë janë bërë pjesë e një liste që dikur e luftonin nga LDK-ja.

“Më vjen keq që Fatoni dhe grupi i tij kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në një listë marksist-leninistë, në një listë të cilën Peci e ka luftuar”, deklaroi Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Be the first to comment on "“A po i ndal ofendimet, je duke e tepru, Hugo Chavez, i koftë puna e mbarë”, përplasje të ashpra mes grupit të Vjosa Osmanit dhe LDK-së"

Leave a comment

Your email address will not be published.

*