Acari ngrin turbinat e erës, mbi 2.7 milionë banorë të Teksasit mbesin pa rrymë

Mbi 2.7 milionë njerëz kanë mbetur pa rrymë në Teksas të Shteteve të Bashkuara pasi acari i stuhisë dimërore Uri ngriu turbinat e erës, me të cilat prodhohet energjia elektrike.

Sipas faqes poëeroutage.us, 2.7 milionë amerikanë ende janë pa rrymë në Teksas. 103.000 të tjerë mbetën pa rrymë në Louisiana dhe mbi 51.000 raportuan ndërprerje në Mississippi.

Në Dallas, zyrtarët u thanë banorëve që të mos e thërrasin numrin urgjent, 911, për të raportuar për ndërprerje të rrymës, sepse kjo linjë telefonike është mbingarkuar nga thirrjet e tilla, shkruan Daily Mail

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 150 milionë amerikanë tash për tash janë nën paralajmërim për stuhi dimërore për shkak se moti i ftohtë po vazhdon nga brigjet e Atlantikut në lindje deri në brigjet e Paqësorit në perëndim.

Përpos Teksasit, gjendje emergjente e motit është shpallur edhe në Alabama, Oregon, Oklahoma, Kansas, Kentucky dhe Mississippi. Autoritetet thanë se pritet rekord i temperaturave të ulëta në shumë pjesë të vendit.

Be the first to comment on "Acari ngrin turbinat e erës, mbi 2.7 milionë banorë të Teksasit mbesin pa rrymë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*