Albin Kurti deklarohet pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve: Shans i madh për Kosovën

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kurti ka thënë se VV-ja ka fituar në referendum me 50,28%, duke e quajtur këtë shans të madh për Kosovën, përcjell Bota sot.
Në një postim në Facebook, Kurti ka falënderuar qytetarët dhe mërgatën për votat e tyre, duke thënë se fitorja është e secilit prej tyre.
Postimi i plotë i Kurtit:
Certifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.

Ju faleminderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.

U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.

Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!

Be the first to comment on "Albin Kurti deklarohet pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve: Shans i madh për Kosovën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*