Arrestohet një arsimtar në Malishevë, kishte goditur me shuplakë një nxënës

Policia e Kosovës ka arrestuar një arsimtar në Malishevë, pasi që i njëjti kishte goditur një nxënës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Rreth orës 18:00, në stacionin policorë Malishevë është raportuar një rast që kishte ndodhur në shkollën e mesme të ulët ‘Dëshmoret e Fshatit’ në Bubavec. Patrulla e Policisë ka shkuar në atë lokacion, dhe lidhur me rastin ka kontaktuar arsimtarin ( të dyshuarin) i njëjti është shoqëruar në SP,. Malishevë dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës ( të mitur ) të kësaj shkolle të cilin e kishte goditur me shuplak pasi që nxënësi ishte problematik edhe herëve tjera. Nxënësi posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupor”, tha ai.

Gjurkaj tha se viktima është intervistuar në prezencën e prindit dhe zyrtarit të QPS-Malishevë.
“Në konsultim me Prokurorin kujdestar rasti iniciohet si më lartë dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën re mbajtjes”.

Be the first to comment on "Arrestohet një arsimtar në Malishevë, kishte goditur me shuplakë një nxënës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*