Bangladesh, zjarri shkatërron kampin e refugjatëve të popullsisë rohyngia

Një zjarr masiv përfshiu një kamp refugjatësh të popullsisë ro.hingya në pjesën jugore të Bangladeshit të hënën. Mijëra shtëpi u shkatërruan dhe disa njerëz humbën jetën, thanë zyrtarët dhe dëshmitarët për ngjarjen më të rëndë në këtë vendbanim gjatë viteve të fundit.
Pamjet filmike tregojnë zjarrin që përfshiu kampin Balukh. ali në qytetin Cox’s Bazar. Shtëllungat e zeza të tymit mbuluan kasollet dhe çadrat ndërsa njerëzit vraponin për të shpëtuar sendet e tyre.
“Sherb, imet zjarrfikëse, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarë ndodhen në vendn .gjarje në përpjekje për të kontrolluan zjarrin dhe parandaluar përhapjen”, tha Louise Donova, zëdhënëse Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në qytetin Cox’s Bazar.

Mohammed Shamsud Douza, zyrtar i lartë i qeverisë së Bangladeshit për refugjatët, tha se autoritetet po përpiqeshin të vinin nën kontroll zjarrin.
Refugjatët rohingya në kamp thanë se shumë shtëpi ishin djegur plotësisht dhe disa njerëz kishin humbur jetët. Si autoritetet ashtu edhe UNHCR nuk mund të konfirmonin numrin e të vdekurve. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Më shumë se një milion njerëz të popullsisë rohingya jetojnë nëpër kampe në pjesën jugore të Bangladeshit, shumica e të cilëve të larguar nga Mianmari në vitin 2017 si rezultat i shtypjes ushtarake, për të cilën hetuesit e Kombeve të Bashkuara thonë se ishte kryer me “synime gjenocidi”. Mianmari i mohon akuzat.

Be the first to comment on "Bangladesh, zjarri shkatërron kampin e refugjatëve të popullsisë rohyngia"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*