Bill Gates me plan për të parandaluar pandemitë e ardhshme

Që kur u bënë me dije rastet e para të Covid-19, Bill Gates ka dhënë këshilla mbi aspekte si ndalimi i përhapjes së virusit, vaksinat dhe përpjekjet që duhet të bëjnë shtetet e ndryshme në betejën kundër koronavirusit.

Tani, bashkëthemeluesi i Microsoft ka prezantuar një propozim për të parandaluar pandemitë e ardhshme. Sipas Bill Gates, na duhet “një skuadër bombarduesish pandemikë”.

“Nuk duhet të lejojmë që pandemitë të na kapin sërish të papërgatitur. Së pari, na duhet të gjejmë vatrat e sëmundjes shumë shpejt dhe kudo që ka vatra. Për këtë, nevojitet një sistem në shkallë të gjerë. Shtylla e këtij sistemi do të jenë testimet. Sapo të zbulohet një patogjen shumë infektues apo i panjohur, “skuadra e bombarduesve pandemikë” do të hyjë në aksion. Do të jenë rreth 3000 ekspertë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme, në çdo moment, në çdo cep të botës”, u shpreh Gates.

Be the first to comment on "Bill Gates me plan për të parandaluar pandemitë e ardhshme"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*