Britania bën gati “bishën”/ Testohet luftanija që do të niset në Mesdhe

Qindra vetë u mblodhën në portin e Portsmouthit në Britaninë e Madhe për të përshëndetur daljen në det të luftanijes kryesore të flotës britanike, HMS Queen Elizabeth.

Ky është testimi i fundit i saj në det përpara se të dislokohet në muajin maj në misionin e saj të parë, që do të jetë në Mesdhe. Që prej verës, luftanija masive që kushtoi mbi 3 miliardë paund është shndërruar në asetin më të rëndësishëm të flotës britanike.

Vetë kryeministri Boris Johnson e konfirmoi se ajo se do të jetë në qendër të formacionit detar në misionin që do të nisë nga Mesdheu për të vazhduar në Oqeanin Indian e më pas në Azinë lindore. Queen Elizabeth do të mbajë në bord avionët bombarduess F-35B dhe helikopterë Merlin, ndërsa do të mbështetet nga fregata të kategorisë 45 dhe 23, një nëndetëse bërthamore si dhe luftanije të tjera. grupin do ta shoqërojë dhe një destrojer i marinës amerikane. Përpara dislokimit, aeroplanmbajtësja gjigande dhe grupi i saj i sulmit do të marrin pjesë edhe një stërvitje me flotat e vendeve të tjera të Nato-s në muajin maj.

Be the first to comment on "Britania bën gati “bishën”/ Testohet luftanija që do të niset në Mesdhe"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*