Bullgaria i bën thirrje Rusisë të ndalë fushatën e spiunimit

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov i bëri thirrje Rusisë të ndalë fushatës e spiunimit ndaj vendit të tij. Deklarata u bë një ditë pasi autoritetet bullgare shkatërruan një grup spiunimi, që i dërgonte sekrete ushtarake Rusisë.
Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Prokurorët bullgarë kanë akuzuar gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës ushtarake dhe të tanishme, për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO-n dhe Bashkimin Evropian në Ambasadën Ruse në Sofje.

Nën akuzat e spiunimit, që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse.
“Mund të lind nevoja që prap të deklarojmë si të padëshiruar diplomatët rusë. Unë u bëj thirrje përsëri udhëheqësve të tyre të ndalojnë spiunimin në Bullgari”, tha Borisov.
“Miqësia është miqësi, por partneriteti ynë euro-atlantik është një faktor i pashmangshëm”, shtoi ai.
Ambasada e Rusisë në Bullgari mohoi pretendimet e spiunimit. Zyrtarët rusë thanë se kjo është një përpjekje për të dëmtuar dialogun ruso-bullgar.
Bullgaria ka lidhje të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Rusia është partneri kryesor energjetik i vendit.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania thanë më 20 mars se qëndrojnë me Bullgarinë kundër veprimtarive “malinje” të Rusisë.

“Bullgaria është një vend mik, aleat i NATO-s dhe partner. Ne jemi duke vëzhguar me vëmendje hetimin bullgar mbi një rrjet të dyshuar spiunimi rus. SHBA-ja mbështet fuqimisht sovranitetin e Bullgarisë dhe qëndron me bullgarët kundër këtyre aktiviteteve malinje në territorin e tyre”, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha në Twitter.
Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, përmes një deklarate dënoi “veprimet armiqësore” të Rusisë.

Be the first to comment on "Bullgaria i bën thirrje Rusisë të ndalë fushatën e spiunimit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*