Cila e ëma dhe cila e bija?

Megjithëse nuk fitoi dot zemrën e Saimirit në “Love Story”, Generda Braçe ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Në llogarinë e saj në Instagram, ish-konkurrentja e emisionit dating numëron mijëra ndjekës, të cilët shohin me kuriozitet të madh postimet e Generdës, e cila tashmë i është kthyer jetës normale.
Së fundmi, ajo ka gjetur kohë për ndjekësit e saj dhe i ka dhënë mundësinë atyre të shprehen, duke e pyetur në InstaStory.
Dikush i ka kërkuar Generdës foto me të ëmën dhe postimi i saj na la me gojë hapur!
Bukuroshja ia ka plotësuar dëshirën ndjekësit duke publikuar një foto me mamanë e saj, ndërsa kjo e fundit duket aq e re sa në fakt ngjan si motra apo shoqja e saj!

“Mamaja ime e bukur”-shkruan Generda krahas fotos dhe ne po fërkojmë sytë!
Para përfundimit të emisionit, u tha se Generda dhe Saimiri ishin të lidhur jashtë “Love Story” dhe gjithçka po e bënin për show, ndërsa zërat “u qetësuan” kur Saimiri zgjodhi të përfundojë me Merin rrugëtimin e tij.
Por, dyshime të reja kanë lindur sërish dhe fajin e kanë postimet në Instagram.
Ndjekësit besojnë se Saimiri dhe Generda kanë qenë pak ditë më parë së bashku, pasi edhe story-t (nga e njëjta makinë) janë thuajse të ngjashme.

Be the first to comment on "Cila e ëma dhe cila e bija?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*