Dedektivja private rrëfen rastin e pazakontë: Gruaja e shkolluar më kërkoi që të…

Ka raste të shumta që gratë apo burrat shkojnë te një dedektiv që të zbulojë nëse partneri/arja po e tradhton. E kjo ndodh edhe në Shqipëri, e këtë e ka zbuluar dedektivja private, Shkenda Lili.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar rastet e tradhtisë janë shtuar në masë pas pandemisë, dhe disa prej tyre i ka investiguar ajo.

Shkenda ka vendosur që të tregojë një rast që asaj i është dukur e çuditshme dhe është habitur. Në zyrën e saj ka shkuar një grua e shkolluar dhe e zgjuar, që i ka kërkuar që të ndjekë të dashurën e burrit.

Sipas Lilës, gruaja në fjalë e njihte mjaft mirë të dashurin e bashkëshortit, por donte të zbulonte nëse ajo e tradhtonte burrin e saj. Ajo donte t’i jepte fakte se çfarë bën e dashura e tij.

“E dinte me emër, mbiemër, adresë pune etj. I thashë pse duhet ta dish ti se çfarë bën ajo? E më tha dua ta di se do i them bashkëshortit ja kush është kjo që shkon ti, sepse pretendonte se kjo kishte dhe marrëdhënie të tjera”, tha Lili.

Kjo e fundit shton se ju duk rast i çuditshëm, por që pranoi që ta merrte përsipër pasi kjo është puna që ajo bën.

“I thashë nuk ka njeri tjetër përveç bashkëshortit tënd. Ajo e dinte, vetëm kishte merakun që donte të debatonte me bashkëshortin dhe t’i thoshte që kjo nuk është vetëm me ty, por ka dhe të tjerë”, vijoi Shkenda.

Lili zbuloi se klientja e saj e kishte të gjithë hallin te lekët, mos ia hante e dashura e burrit.

“Kishte hall mos ia hante lekët që punonte gjithë ditën. Aty e kishte të gjithë merakun, nuk e kishte merakun që bashkëshorti kishte një partnere tjetër. Mos më hajë lekët e mia thoshte dhe kjo është e gjitha”, përfundoi ajo.

Be the first to comment on "Dedektivja private rrëfen rastin e pazakontë: Gruaja e shkolluar më kërkoi që të…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*