Del në autostradë për të mbledhur paratë që i mori era, goditet për vdekje nga makina

Një italian i pafat u shtyp për vdekje dje në autostrdën Roma-Fiumicino teksa kishte dalë në rrugë për të mbledhur paratë që i kishin fluturuar nga dritarja e makinës.
56 vjeçari Marco Querini, u godit për vdekje në autostradën A91 pak pasi nga dritarja e makinës së tij i kishin fluturuar një shumë e konsiderueshme kartmonedhash.
Querini po drejtonte makinën e tij Opel Corsa, kur kishte ndaluar papritur dhe zbriti nga makina për të mbledhur paratë që kishte marrë era. Viktima raportohet se duke mbledhur paratë e tij, kishte kaluar dhe në drejtimin e kundërt, ku një makinë e goditi për vdekje.

“Pamë atë burrë që doli papritur nga asgjëja. Si unë dhe gruaja ime nuk pamë asgjë, edhe pse arrita të frenoj në kohë. Por makina që ishte përpara nesh për fat të keq e goditi me të gjithë fuqinë”, thotë një shofer dëshmitar.
“Disa shoferë ndaluan më pas për të mbledhur paratë e tij, duke i futur nëpër xhepa”, tha një shofer i dytë i cili kishte shkuar në polici për të kthyer 450 euro që kishte mbledhur në vendin e aksidentit të rëndë.

Policia tashmë po heton faktin që viktima po udhëtonte me të paktën 1000 euro me vete, të cilat duhet t’i kishte marra pak para aksidentit dhe i kishte vendosur në kroskotin e makinës. Ata thonë se mund të mos bëhet fjalë thjesht për një aksident rrugor.

Be the first to comment on "Del në autostradë për të mbledhur paratë që i mori era, goditet për vdekje nga makina"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*