Dikur punonte police, tani 27-vjeçarja josh njerëzit nga kamera dhe fiton mijëra dollarë

Një vajzë 27-vjeçare ka hedhur poshtë karrierën e saj si oficere policie për faqen e saj në OnlyFans.
Charlotte Rose punoi një vit dhe vendosi të linte punën si police pasi nuk i pëlqente mjedisi i mbizotëruar nga meshkuj.
Ajo ishte mbajtëse qensh në polici në atë kohë, por e kuptoi që nuk ishte punë për të.
“E dija që mund të kaloja 10 vjet të jetës sime duke u përpjekur të hyja në njësinë e qenve dhe kjo kurrë nuk mund të ndodhte, kështu që u largova pas një viti kur isha 20 vjeç”, u shpreh ajo.

Më pas Charlotte filloi të punonte si modele, ku iu sugjerua puna në OnlyFans në vitin 2016. Ajo pranoi dhe filloi të përqendrohej tek skenarët e fantazisë kur ajo të fliste në kamer dhe të bashkëvepronte me shikuesit.
Në fillim Charlotte nuk kishte fitime të madha, por me kalimin e kohës ajo bëri një pasuri të madhe.

Kur OnlyFans u ngrit në fund të vitit 2018, Charlotte filloi ta merrte më seriozisht punën në këtë platformë dhe i kushtoi 14 deri në 16 orë në ditë. Asaj i pëlqente kjo punë sepse nuk kishe shef mbi kokë, mund të vepronte si të donte dhe të gjitha fitimet i mbante për vete.

Të ardhurat e Charlotte u rritën pas një viti duke fituar 10,000 dollarë në muaj, ndërsa tani fiton 115,000-150,000 në muaj. Ajo ka mbledhur para për të investuar për biznesin e saj të ri.

“Nuk dihet se kur mund të marrë fund gjithçka, kështu unë po ndërtoj biznesin tim që të rri duarkryq pas disa vitesh dhe të relaksohem”, është shprehur 27-vjeçarja.

Be the first to comment on "Dikur punonte police, tani 27-vjeçarja josh njerëzit nga kamera dhe fiton mijëra dollarë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*