Dy të plagosur në Fushë Kosovë, momenti kur një person i vetëdorëzohet Policisë

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:3, ndërsa të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti për KosovaPress.
Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin.

Para pak minutash në Fushë Kosovë është raportuar për të shtëna me armë zjarr.
Nga raportimet e mediave, thuhet se nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ndërkaq një person i është vetëdorëzuar Policisë.
Deri më tani Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me këtë rast.Më poshtë keni pamjet.
Kl ikoni këtu për ta shikuar

Be the first to comment on "Dy të plagosur në Fushë Kosovë, momenti kur një person i vetëdorëzohet Policisë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*