Evropa në izolim, 21 milionë francezë përjetojnë kufizimet, masa edhe në Poloni

Në kohë normale, në dy anët e Senës do të kishte njerëz që shëtisnin.
Por Franca, sikurse pjesë të tjera të Evropës, ka rikthyer në fuqi izolimet e pjesshme.
Lëvizja ka ardhur pasi mbi 4 milionë infektime të verifikuara në vend dhe 92 vdekje të lidhura me COVID. Për pasojë, 21 milionë francezë do përjetojnë kufizime.
“Është e vështirë të mësohesh me kufizimet. Ne duam liri, duam të dalim, ndërkohë që këto na mohohen. Kënaqësitë e jetës së përditshme nuk i ndjejmë më”, u shpreh një pronar dyqani.
“Unë nuk qahem sepse vijoj punën, im shoq po ashtu. Kemi shtëpi, kemi fëmijë dhe jetën tonë. Më vjen keq për parizienët që janë të izoluar, studentët e vetmuar, por nuk jemi aq sa për të ardhur keq”, tha Catherine, avokate.

Të shtunën një izolim 3-javor nisi të zbatohet edhe në Poloni, ku variantet britanike të COVID përbëjnë mbi 60% të infektimeve.
Restorantet janë ato që ndjejnë më së shumti efektet.
“Të shohim sa do të zgjasin këto kufizime. Nëse bëhet fjalë për 1 apo 2 muaj, atëherë mirë. Por nëse shkon më gjatë, nuk e di ç’do bëjmë”, tha Wladyslaw, pronar restoranti.
Në mbarë Evropën ekziston ndjesia se qeveritë dhe autoritetet shëndetësore po vijojnë punën për frenimin e pandemisë.

Be the first to comment on "Evropa në izolim, 21 milionë francezë përjetojnë kufizimet, masa edhe në Poloni"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*