Familja Statovci arsyeton paratë e sekuestruara sot në shtëpinë e tyre

Luan Statovci është një nga të arrestuarit e aksionit të sotëm policor, në shtëpinë e të cilit në Batllavë, iu gjetën para.

Ai mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë për Pagesa Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Gruaja e Luan Statovcit, ka deklaruar me insistim se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur aksioni i bastisjes.

Ajo ka pohuar se atë kohë gjendej në punë, ndërsa ka konfirmuar gjithashtu që edhe ajo punon në Ministrinë e Bujqësisë.

Mes tjerash ajo ka thënë për Klan Kosovën, se paratë e gjetura në shtëpinë e tyre, nuk janë të ryshfetit, por janë mjete të ruajtura nga bizneset që udhëheqin në Prishtinë.

Veç kësaj ajo ka hedhur poshtë pretendimet dhe raportimet se ajo ka ndihmuar bashkëshortin e saj në fshehjen e mjeteve tashmë të sekuestruara.

Be the first to comment on "Familja Statovci arsyeton paratë e sekuestruara sot në shtëpinë e tyre"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*