Gjermania planifikon të investojë miliarda euro për teknologjinë e mikroçipave

Gjermania planifikon të investojë miliarda euro për të rikthyer prodhimin e çipeve në Europë, si pjesë e projektit për të rritur e forcuar sovranitetin teknologjik.
Për të promovuar zgjerimin e mikroelektronikës në Gjermani, ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier zhvilloi një takim me 50 për faqësues europianë dhe botërorë të kësaj industrie, me qëllim inkurajimin për të investuar në Gjermani, duke u prezantuar një paketë joshëse.
“Aksesi te e një treg i mjaftueshëm i mikroçipeve do të jetë një element konkurrues thelbësor dhe i suksesshëm në ekonominë globale në vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se duhet të veprojmë tani që të ruajmë sovranitetin teknologji”, deklaroi Altmaier.
Projekti gjerman parashikon një investim prej 3 miliardë eurosh, për të rivënë në punë të gjithë zinxhirin prodhues të çipave në vend.
Nisma nxitet së edhe nga një mungesë globale për çipa, për shkak të kërkesës së madhe për kompanitë tajvaneze, që prodhojnë rreth 90 për qind të tyre në mbarë botën.

Be the first to comment on "Gjermania planifikon të investojë miliarda euro për teknologjinë e mikroçipave"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*