I kishte fshehur në çantën e dorës, policia i sekuestron 23 mijë euro 46-vjeçares në Kakavijë

Policia Kufitare në Kakavijë i ka sekuestruar 23 mijë euro në kufij, shtetases me iniciale A.T të cilat nuk ishin të deklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një mjet tip “Volkswagen”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e dorës së shtetases A. T. (pasagjere në mjet), 23.000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Be the first to comment on "I kishte fshehur në çantën e dorës, policia i sekuestron 23 mijë euro 46-vjeçares në Kakavijë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*