I zë duke ia vjedhur pjesët e veturës, tenton t’i ndalë – hajnat e tërheqin zvarrë britaniken

Kamerat e sigurisë në Britani të Madhe kanë kapur momentin kur një grua tërhiqet zvarrë me makinë, krejt kjo pasi i zuri një grup hajnash duke ia vjedhur pjesët e veturës.

Viktima që kishte kërkuar të mos identifikohet, ishte në kuzhinën e shtëpisë në Bury, Greater Manchester, kur pa katër meshkuj që kishin për cak veturën e saj Honda Civic.

Ata kishin arritur t’ia ngritin veturën dhe po tentonin t’ia vidhnin një pjesë për të cilën ata kishin nevojë. E pa u menduar dy herë doli jashtë për t’u konfrontuar me ata, por katërshja vazhdimisht injoronin protestimin e saj duke vazhduar punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

E kur pjesën e vjedhur e futën në veturë dhe tentuan të largohen, ajo kapi njëri për rroba dhe rezultoi më tërheqje zvarrë të viktimës pasi vetura ishte në lëvizje.

Në anën tjetër policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimet, kurse pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë gjithçka se si kishte ndodhur. Mediat britanike raportojnë se gruaja për fat të mirë ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Be the first to comment on "I zë duke ia vjedhur pjesët e veturës, tenton t’i ndalë – hajnat e tërheqin zvarrë britaniken"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*