Indi Autobusi përfundon në kanal, ndërrojnë jetë 40 persona

Të paktën 40 persona kanë ndërruar jetën pasi një autobus ka përfunduar në një kanal në Madhya Pratesh, Indi.
Rreth 60 persona ishin në bord kur autobusi i mbushur plot devijoi nga ura dhe ra në kanal të martën në rrethin Sidhi. Zyrtarët thonë se shtatë pasagjerë, përfshirë shoferin, arritën të notonin në breg. Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nisur kërkimet për pasagjerët e tjerë, raporton BBC.

Qeveria ka urdhëruar që të hetohet aksidenti. Dëshmitarët thonë se shoferi humbi kontrollin dhe goditi bordurën e urës përpara se të binte në kanalin Sharda.

Dy ministra po shkonin në vendin e aksidentit për të monitoruar përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Kryeministri Indian Narendra Modi ka bërë një postim në Tëitter, ku shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Be the first to comment on "Indi Autobusi përfundon në kanal, ndërrojnë jetë 40 persona"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*