Inskenon grabitjen për të mbuluar humbjen në bastore, arrestohet 22-vjeçari në Shtime

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Shtime shtetasin kosovar A.A. (22), për shkak të dyshimeve se i njëjti, me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në bastore, kishte inskenuar rastin e grabitjes së tij një ditë më parë.
I dyshuari, më 05.04.2021, kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes duke deklaruar se nga persona të panjohur iu kishin grabitur 350 euro në Shtime, në rrugën “14 Dhjetori”.
Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vetë i dyshuari me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në bastore.=
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Be the first to comment on "Inskenon grabitjen për të mbuluar humbjen në bastore, arrestohet 22-vjeçari në Shtime"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*