Jo pushime jashtë vendit/ Britanikët këtë verë të mbyllur në shtëpi

Pushimet e verës jashtë vendit janë ekstremisht të pamundura për shkak të rrezikut që udhëtarët mund të sjellin variate koronavirusi në britaninë e madhe.
Ky është paralajmërimi i shkencëtarëve që këshillojnë qeverinë britanike.
Pushimet jashtë vendit aktualisht nuk lejohen dhe udhëtarët që kthehen në vend duhet të karantinohen. Britania përballet me një rrezik real nëse njerëzit lejohen të udhëtojnë përtej detit në korrik dhe gusht, tha doktor Mike Tildesley.
Data më e parë në Angli, për pushime jashtë është 17 maji. Të gjithë ata që udhëtojnë aktualisht jashtë vendit për një numër të kufizuar arsyesh, duhet të plotësojnë një deklaratë udhëtimi në të cilën të japin një arsye të vlefshme për të dalë nga vendi, si edukimi apo puna. Ekspertët ndërkohë thonë se ekziston rreziku që pushuesit të mund të kthejnë në shtëpi variante, si ai i Afrikës së jugut, që janë më rezistentë edhe ndaj vaksinave.

Ata thonë se udhëtimet këtë verë, janë shumë pak të mundshme dhe se nuk duhet lejuar që të vihet në rrezik fushata e vaksinimit në vend, që po ecën me ritme të kënaqshme. Sipas tyre nevojitet madje që fushata të tjera vaksinimi në të ardhmen të ndërmerren për të luftuar variantet e tjera, por sa më shumë të arrihet, aq më mirë është.
Më shumë se 26 milionë njerëz në Britaninë e madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit, sipas shifrave qeveritare.

Be the first to comment on "Jo pushime jashtë vendit/ Britanikët këtë verë të mbyllur në shtëpi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*