Kjo është vajza që pritet të largohet nesër nga “Për’puthen”

Gjatë ditës së djeshme në “Për’puthen”, Melisa bëri një deklaratë të papritur.

Ajo u pyet nga Ana se cili është djali që do të ftojë në takim, e teksa Ana tani është duke e udhëhequr emisionin për shkak se moderatorja Bora Zemani ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Melisa tha se ka marrë një vendim që do ta komunikojë në “Për’puthen Prime” dhe për këtë, ajo nuk do të zgjedhë askënd.

Me sa duket, Melisa ka marrë vendimin për t’u larguar nga “Për’puthen”.
Gjatë këtyre ditëve të fundit një presion i madh po bie mbi të në rrjetet sociale, ku shumë faqe po publikojnë foto dhe video të saj, për të cilat thuhet se vërtetojnë faktin që ajo bashkëjeton me Andin.

Ish-konkurrentin i cili doli si çift me Tean nga programi, por se kjo e fundit ishte në lidhje me Beartin, ish-konkurrentin tjetër.

Be the first to comment on "Kjo është vajza që pritet të largohet nesër nga “Për’puthen”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*