Koronavirusi godet edhe kongresistët amerikanë, humb jetën nga COVID-19 republikani …

Kongresisti amerikan Ron Wright, ka ndërruar jetë pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë muajit të kaluar, ka njoftuar të hënën zyra e tij, duke u bërë kështu anëtari i parë i Kongresit amerikan që ndërron jetë nga pandemia e COVID-19, që deri më tani ia ka marrë jetën 464 mijë amerikanëve, shkruan CNN.

Republikani 67-vjeç nga Teksasi, gjithashtu kishte luftuar edhe kundër sëmundjes së kancerit. Në Kongres ai u zgjodh në vitin 2018 dhe kishte një punë në komisionin për punë të jashtm.

Kujtojmë që dhjetëra anëtarë të Senatit ishin prekur me COVID-19 apo më mirë thënë i janë ekspozuar sëmundjes vdekjeprurëse, e Wright është anëtari i vetëm i Kongresit i cili ka humbur betejën më COVID-19.

“Kongresisti Wright do të kujtohet si një konzervator. Ka qenë burrë që e do vendin e jo ideolog”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra e tij.

Be the first to comment on "Koronavirusi godet edhe kongresistët amerikanë, humb jetën nga COVID-19 republikani …"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*