Mbajtja e maskës mund të shpëtojë të paktën 14,000 qytetarë nga vdekja deri në gusht

Një studim i kryer së fundmi në SHBA ka parashikuar numrin total të vdekjeve nga Covid deri në 1 Gusht. CNN raporton se numri i vdekjeve do të varet nga mbajtja e maskës nga qytetarët.
Sipas studimit nga Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit parashikon që rreth 618,523 njerëz do të kenë vdekur nga koronavirusi në SHBA deri në 1 Gusht. Por nëse 95% e popullsisë amerikane do të mbajë maska, vdekjet do të zbresin në 604,413.
Por studimi ka parashikuar dhe skenarin më të keq që qytetarët e vaksinuar t’i kthehen plotësisht jetës së mëparshme numri i vdekjeve mund të rritet deri në 697,573.

Ky studim bëhet në një kohë kur SHBA vijon të ketë një përhapje të madhe të Covid edhe pse procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta.
SHBA në 24 orët e fundit raportoi të paktën 80,157 raste të reja sipas Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë që nga nisja e pandemisë deri sot kanë humbur jetën më shumë se 561,000 qytetarë.

Be the first to comment on "Mbajtja e maskës mund të shpëtojë të paktën 14,000 qytetarë nga vdekja deri në gusht"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*