Mesazhet e koduara të Antonelës dhe Atdheut po na bëjnë të dyshojmë

Para se të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”, Atdheu zbuloi një ngjarje të fshehtë që ndezi një debat të fortë në studio. Ai tregoi se kishte shkëmbyer një puthje me Antonelën dhe se nuk mund t’i duronte dot më skenarët e saj me Mevlanin dhe Ledjanën. Antonela e pranoi dhe vetë se mes tyre kishte pasur një puthje, që sipas saj Atdheu ja kishte rrëmbyer dhe tha se kishte ndodhur në fillimet e saj në “Për’puthen”.
Debati i madh që u hap në studio pas këtij zbulimi u bë shkak që Atdheu të largohej edhe nga emisioni.
“Të dashur miq! Më vjen keq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, u shpreh ai.

Ndërkohë që të gjithë mendonin se Atdheu dhe Antonela ishin “armiq të përbetuar” me njëri-tjetrin, ata të dy i kanë habitur të gjithë me veprimin e tyre të fundit. Në të njëjtën kohë Antonela dhe Atdheu kanë publikuar gati të njëjtën video, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre. Ata kanë postuar në Instagram nga një video të tyre teksa këndojnë këngën “Bella Ciao” dhe kanë shkruar njëri “La italiano” dhe tjetra “La italiana”. Për më tepër Antonela vazhdon ta ndjekë Atdheun në rrjete sociale, që do të thotë se gjërat mes tyre shkojnë më së miri.

Pas këtyre videove lind dyshimi nëse debati i krijuar në studio mes Atdheut dhe Antonelës ka qenë i gjithë një skenar për të rritur audiencën, apo ata të dy janë takuar më vonë bashkë dhe kanë sqaruar gjithçka. Nëse janë sqaruar a janë miq me njëri-tjetrin apo diçka më shumë? Pritet që ta zbulojmë në vijim çfarë ka ndodhur realisht mes dyshes.

Be the first to comment on "Mesazhet e koduara të Antonelës dhe Atdheut po na bëjnë të dyshojmë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*