Mjeku nxjerr pacienten me forcë nga qendra shëndetësore, ndjek me vrap qytetarin që e filmoi

Një denoncim ka mbërritur në media, ku një mjek ka nxjerrë me forcë nga qendra shëndetësore pacienten dhe më pas ka ndjekur me vrap qytetarin që e filmoi debatin,transmeton tv klan

Emisioni “Stop” ka publikuar sot disa video të dërguara nga qytetarë, të cilët shprehin shqetësimet e tyre lidhur me institucionet shtetërore.

 

Në videon e parë një qytetar tregon sesi për ditë të tëra shkon e mban radhë në zyrat e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë e nuk arrin të marrë zgjidhje.

Ndërkohë në një video tjetër që është xhiruar në Lushnje, në fshatin Ballagat. Siç shihet nga pamjet një mjek nxjerr me forcë pacienten jashtë nga qendra shëndetësore.

Por pasi nxjerr jashtë pacientin, sulmon dhe qytetarin i cili po filmon të gjithë skenën që ndodh brenda një institucioni shtetëror.

“Hajde këtu me telefon ti, hajde këtu”, i thotë mjeku qytetarit me një ton të ashpër dhe e njek me vrapë deri në ambientet e jashtme.

 

Be the first to comment on "Mjeku nxjerr pacienten me forcë nga qendra shëndetësore, ndjek me vrap qytetarin që e filmoi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*