Motra e 31-vjeçarit nga Shqipëria dyshon se vëllait ia hoqën zemrën në Spanjë

E motra e 31-vjeçarit të cilit iu hoq zemra në Spanjë, Majlinda Sula tha se ditën kur u shtrua i vëllai në spital, ajo arriti ta vizitojë dhe ka shkuar deri tek krevati. Gjithashtu ajo tha se më datë 9, ajo nuk u la më të futej në spital.

 

Majlinda Sula u shpreh se mjekja në Spanjë ka thënë se i ka injektuar Saimir Sulës një ampulë aloperidol dhe në pak sekonda i pushoi zemra.

 

“Vëllai im ishte në gjendje të mirë. Nuk e kishte gjendjen sa për të ndërruar jetë.Gjendja e tij ishte mirë. Kam shkuar deri tek krevati në datë 8 maj. Ishte vetëm në pavion. Të nesërmen ne morëm përgjigjen e COVID negativ. Në kartelë thoshte se u axhitua dhe ne prandaj i bëmë gjilpërën.

 

 

Mjeka thotë, unë i bëra një ampulë aloperidol dhe në pak sekonda i pushon zemra. Thonë se shkaku është i panjohur. Thotë se njoftova mjekët e tjerë. Vëllai im përdori aloperidol edhe në spitalet e tjera në Shqipëri. Janë përdorur qetësues të tjerë. Hyri me temperaturë 38 gradë” – tha Majlinda Sula.

Be the first to comment on "Motra e 31-vjeçarit nga Shqipëria dyshon se vëllait ia hoqën zemrën në Spanjë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*