Mungesa e komandantëve të arrestuar nga Gjykata Speciale, do të ndikojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ish-deputeti nga VV-së Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi i NISMA-s, aktualisht janë në Dhomat e Specializuara duke u përballur me drejtësinë.

Për ish-presidentin Hashim Thaçi, Prokuroria pretendon që ai të jetë i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sikurse edhe për Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.

Mirëpo, në Kosovë po zhvillohet tjetër situatë. U.d e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve më 14 shkurt, dhe partitë politike janë duke u përgatitur.

Edhe pak ditë hapet edhe zyrtarisht fushata zgjedhore, ku partitë do të paraqesin programet e tyre para qytetarëve me të cilat do të garojnë dhe do ta kërkojnë votën.

 

Be the first to comment on "Mungesa e komandantëve të arrestuar nga Gjykata Speciale, do të ndikojë në zgjedhjet e 14 shkurtit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*