Në Elbasan ngrijnë rrugët dhe trotuaret, 31 qytetarë përfundojnë në spital me fraktura

Kushtet e jashtëzakonshme atmosferike të ditëve të fundit, kanë sjellë ngricë dhe akull në rrugët e vendit duke vështirësuar kalimin e qytetarëve.

Për pasojë, në qytetin e Elbasanit, 31 persona kanë pësuar fraktura të rënda gjatë 24 orëve të fundit, 4 prej të cilëve janë nisur në spitalin e Traumës.
Pas marrjes së ndihmës së parë, disa nga qytetarët po vazhdojnë të marrin mjekim në shtëpi.

Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdeshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Si rrallë herë në këto dekadat e fundit, rreth 95% e territorit të vendit mëngjesin e së dielës është zgjuar i mbuluar nga dëbora.

Sinoptikanët bëjnë me dije se kushtet e pazakonta të motit me vlera negative do të vazhdojnë deri ditën e premte.

Be the first to comment on "Në Elbasan ngrijnë rrugët dhe trotuaret, 31 qytetarë përfundojnë në spital me fraktura"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*