Në Mitrovicë janë nënshkruar kontrata për investime në Parkun Industrial

Në Mitrovicë, kryetari Agim Bahtiri ka bërë të ditur se ka kontratat me katër përfaqësues të bizneseve për investime në Parkun Industrial për dhënien e parcelave dhe fillimin e investimeve në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Sipas tij, ata kanë prezantuar planin ku do të bëhen investime, vlera e të cilave arrin në 2 milionë e 524 mijë euro.
Postimi në Facebook:
Dje, nënshkruam kontratat me katër përfaqësues të bizneseve për investime në Parkun Industrial për dhënien e parcelave dhe fillimin e investimeve në fshatin Frashër të Mitrovicës, ku këtyre bizneseve i’u mundësohet shfrytëzimi i pronës komunale falas në periudhën kohore prej 99 vjetësh.
Biznesmenët kanë prezantuar planin ku do të bëhen investime, vlera e të cilave arrin në 2 milionë e 524 mijë euro, dhe të cilat sigurojnë 147 vendeve të reja të punës.

Be the first to comment on "Në Mitrovicë janë nënshkruar kontrata për investime në Parkun Industrial"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*