Nëntë punëtorë humbin jetën pas shpërthimit të eksplozivëve në Kinë

Nëntë punëtorë janë vrarë në një shpërthim në veri të Kinës gjatë një operacioni për të çmontuar eksplozivët e vjetër tëminierave, njofton Independent.
Tre punonjës të tjerë u plagosën në aksidentin në provincën Hebei, kanë thënë zyrtarët e qeverisë së qarkut Chicheng në një deklaratë të premten.
Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Punëtorët kishin vendosur eksplozivë të skaduar më herët, të cilët mund të bëhen të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm me kalimin e kohës. Raportet shpjegojnë se eksplozivët ishin ruajtur nga një kompani e minierave të qymyrit me qendër në Pekin.
Aksidenti vjen mes një përpjekje për të përmirësuar standardet e sigurisë në industrinë e minierave të vendit, pasi dy aksidente në komunën jugperëndimore të Chongqing vitin e kaluar vranë 39 minatorë.

Be the first to comment on "Nëntë punëtorë humbin jetën pas shpërthimit të eksplozivëve në Kinë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*