Pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, njerëzit nxitojnë drejt malit dhe shkrepin foto me llavën në sfond

Mijëra islandezë janë dyndur drejt malit Fagradalsfjall, pas shpërthimit të vullkanit.
Llava filloi të shpërthente në malin Fagradalsfjall të premten në mbrëmje, në shpërthimin e parë të këtij lloji në më shumë se 800 vjet. Lëvizja fillimisht u ndalua, por nga e shtuna pasdite njerëzit u lejuan udhëtonin drejt malit.
“Ka erë mjaft të keqe. Për mua ajo që ishte befasuese ishin ngjyrat e portokallit: shumë, shumë më të thella sesa ato që prisnin“, tha një inxhinier për BBC.
Shpërthimi i vullkanit ishte paralajmëruar prej disa javësh, pasi në vend u regjistruan më shumë se 50 mijë tërmete. Rreth 300.000 metra kub llavë është derdhur, sipas ekspertëve, por shpërthimi konsiderohet të jetë relativisht i vogël dhe i kontrolluar.
Të hënën, vizitat në mal u ndaluan sërish, për shkak të niveleve të larta të ndotjes së gazit.

Be the first to comment on "Pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, njerëzit nxitojnë drejt malit dhe shkrepin foto me llavën në sfond"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*