Për 10 ditë me rradhë do bëhet shënimi i sinjalistikës, komuna e Tetovës me njoftim të rëndësishëm

Duke filluar nga sot për dhjetë ditë me rradhë në bulevardin e Ilindenit në Tetovë do të bëhet shënimi i sinjalistikës dhe për këtë komuna e Tetovës lëshon një njoftim të rëndësishëm për qytetarët dhe pronarët e objekteve afariste.
Njoftimi:
Të nderuar qytetarë!
Me qëllim fillimin e funksionimit normal të transportit publik në Tetovë, prej sot 31.03.2021 ora 19:00 dhe 10 ditët në vijim është paraparë shënimi i sinjalistikës së komunikacionit përgjatë bulevardit të Ilindenit, prej te Gjykata Themelore në Tetovë deri te UEJL.
Andaj kërkojmë nga banorët dhe pronarët e objekteve afariste që në kohën përderisa zgjat shënimi i sinjalizimit horizontal në bulevardin e Ilindenit, të MOS i parkojnë automjetet e tyre në pjesët anësore të këtij bulevardi!

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
Me respekt,
Sektori për veprimtari komunale
Komuna e Tetovës

Be the first to comment on "Për 10 ditë me rradhë do bëhet shënimi i sinjalistikës, komuna e Tetovës me njoftim të rëndësishëm"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*