Përmbyset e tëra në ujë, rezidenca milionëshe e George Clooneyt

Rezidenca në vlerë 12 milionë funte e aktorit George Clooney u përmbyt në ujë pas reshjeve të mëdha në fshatin e tij.

Rruga automobilistike e aktorit hollivudian u përmbyt dhe kopshti i tij, duke përfshirë një fushë tenisi, ishin zhytur në ujë me baltë, shkruan The Sun.
Clooney, 59 vjeç, ka shpenzuar miliona në pronën e cila ndodhet në pranë brigjeve të lumit ‘Thames’ në Berkshire, ku ai jeton me gruan e tij avokate Amal, 43 vjeçe.

Aty pranë, përmbytjet kanë shkaktuar mjerim edhe për të famshme Debbie McGee, 62 vjeçe.
Shtëpia e saj u pa e rrethuar me ujë nga përmbytja dje, duke e bërë gati të pamundur afrimin nga rruga.
Reshjet e mëdha të shiut kanë vështirësuar qarkullimin e veturave, të cilat janë detyruar të kalojnë nëpër rrugët e përmbytura në Mountsorrel, Leics.

Me një problem të tillë po përballen shumë persona që jetojnë në Londër dhe vendet përreth, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Be the first to comment on "Përmbyset e tëra në ujë, rezidenca milionëshe e George Clooneyt"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*