Policia e kap në “Flagrancë” grabitësin e barnatores në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se diten e djeshme ka parandaluar një grabitje në një barnatore në Shkup.

 

Policia ka arritur të kap 36-vjeçarin nga Shkupi gjatë një grabitje në rrugën “Video Smilevski Bato” në Shkup.Personi me iniciale E.A. duke kërcënuar të punësuarit ka arritur të grabis kasën, ndërsa për pak kohë është arrestuar nga policia, thonë nga Ministria e punëve të mbrendshme (MPB).

 

 

Më tej shtojnë se 36-vjeçari është arrestuar dhe se i janë marrë mjetet e grabitura. Kundër tij do të parashtrohet padi konkrete pas dokumentimit të plotë të rastit.

Be the first to comment on "Policia e kap në “Flagrancë” grabitësin e barnatores në Shkup"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*