Policia spanjolle shpëton emigrantët e fshehur në kontejnerë

Emigrantë që po përpiqeshin të kalonin nga Afrika e Veriut në Evropë janë gjetur të fshehur brenda një kontejneri me xhama të ricikluar dhe një thesi me hi. Emigrantët janë gjetur të premten në portin spanjoll Melilla, pas një informate të siguruar nga autoritetet në Marok.

Garda Civile spanjolle ka publikuar të hënën videon, në të cilën shihet një polic tek i gjen katër persona të fshehur nën shishe të xhamit dhe një tjetër përbrenda një thesi me hi toksik.

Gjithsej 41 persona janë gjetur në ngarkesën e mbërritur në port. Me mijëra emigrantë përpiqen çdo vit që të mbërrijnë në territorin e Spanjës nëpërmjet Melillas dhe Ceutas, dy territore këto të vogla spanjolle në Marok.

Vetëm gjatë këtij viti, policia ka bërë të ditur të ketë identifikuar 1 mijë e 781 persona që kanë provuar të hyjnë në vend në mënyrë të parregullt.

Be the first to comment on "Policia spanjolle shpëton emigrantët e fshehur në kontejnerë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*