Pronari i restorantit i ofron punë hajdutit që tentoi t’i vidhte biznesin

Një pronar restoranti në Georgia ka vendosur të mos ngrejë akuza kundër një hajdut që tentoi të vidhte në pronën e tij dhe në vend të kësaj, ai i ofroi atij një punë. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT
Carl Wallace u zgjua nga sistemi i alarmit dhe pa në kamerat e sigurisë një burrë me tuta sportive dhe me një kapuç duke përdorur një tullë për të thyer dritaren e restorantit të tij. Burri më pas tentoi të hapte arkën ku vendoseshin paratë dhe pa që nuk kishte asnjë gjë aty. “Kjo sjellje më bëri të kuptoj se ky djalë nuk po bën një punë të mirë, duhet të ketë rrugë të tjera për të nxjerrë para ky djalë”, u shpreh Wallace. Ditën që hajduti u fut në biznesin e tij, Wallace festonte 45-vjetorin e tij dhe shpërndau një foto në rrjetet sociale. Ai postoi dhe numrin personal të telefonit dhe i kërkoi grabitësit që të vinte të bënte një kërkesë për punë.

Be the first to comment on "Pronari i restorantit i ofron punë hajdutit që tentoi t’i vidhte biznesin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*