Protestë e qetë në qendër të Athinës për mbrojtjen e shëndetit dhe përforcimin e sistemit shëndetësor

Sindikatat, shoqatat e studentëve, kryesisht të orientuar të majtë, mjekë, por edhe juristë dhe avokatë.
Pasditen e sotme mbajtën protestë të qetë para Parlamentit grek në qendër të Athinës, duke kërkuar mbrojtje të shëndetit të qytetarëve dhe përforcim të sistemit shëndetësor i cili është nën presion të madh për shkak të pandemisë.
Thirrjen për protestën e sotme e dha Federata e shoqatave të mjekëve nga spitalet shtetërore greke, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë përfshirjen e klinikave private në betejën me Kovid-19, por edhe punësime shtesë dhe morën mbështetje nga federatat e tjera, shoqatat, organizatat etj.
Protestë e veçantë, me të njëjtat kërkesa, mbajti edhe sindikata PAME e Partisë komuniste të Greqisë.

Be the first to comment on "Protestë e qetë në qendër të Athinës për mbrojtjen e shëndetit dhe përforcimin e sistemit shëndetësor"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*