Rokeri shqiptar nga Shkupi: Goran Bregoviq edhe në vitet e ’80-ta përcillte mesazhe antishqiptare (FOTO)

Rokeri shqiptar nga Shkupi, Ismet Shahini, me grupin e tij “Telex” ka bashkëpunuar në vitin 1983 me artistin kontravers serb Goran Bregoviç, emri i të cilit është aktualizuar ditëve të fundit në media për shkak të pjesëmarrjes në festivalit të Birrës në Korçë. Ardhja e Bregoviqit në Shqipëri ka shkaktuar reagime të ashpra në të gjitha trevat shqiptare për shkak të qendrimeve nxitëse që ka përçuar ai përmes këngëve kundër shqiptarëve dhe popujve tjerë joserb që kanë jetuar në ish Jugosllavi. Këngëtari shqiptar nga Shkupi, Ismet Shahinu, kujton se edhe në vitet e tetëdhjeta, Bregoviqi në emër të muzikës përcillte mesazhe politike…antishqiptare.
Jeni ndër rokerët e rrallë shqiptarë që keni patur një bashkëpunim profesional me karakter këshillues, në cilësinë e assistentit, me grupin “Bjello Dugme”, ideator dhe kreator i të cilit ishte Goran Bregoviq, gjatë përpilimit të hitit të madh të fillimviteve ’80-ta, të njohur si “Kosovska”, këngë kjo e kënduar në shqip.A mund të na thoni ndonjë detaj nga ai bashkëpunim dhe eventualisht për sjelljen e tij?
Ismet SHAHINI: Po. Jemi të rrallët ndoshta edhe të vetmit që kemi patur rastin të bashkëpunojmë profesionalisht me grupin ‘Bijelo Dugme’. Një gjë e tillë kishte ndodhur në vitin 1983, ku Goran Bregoviqi, e inçizoi albumin në Shkup (i cili titullohej: ‘Uspavanka za Radmilu M’), e ku në mesin e këngëve, ishte edhe hiti i madh i asaj kohe ‘Kosovska’, tekstin e të cilit e kishte shkruar Shpend Ahmeti (beterist i Grupit Telex). Në fakt, ky moment shënoi fillimin e bashkëpunimit. Bregoviqi na kishte ftuar në turne të përbashket, në cilësinë e paragrupit gjatë koncerteve. Turneu kishte për qëllim të fillonte simbolikisht nga Shkupi, që më pastaj të vazhdonte edhe nëpër të gjitha qendrat e Kosovës (Kujtoni se atehere Jugosllavia ishte e pashpërbërë). Kur flasim për këtë duhet ta kemi parasysh se ky ishte turne i parë në Kosovë për Bijello Dugme. Pra Bregoviqi shfrytëzoi momentin që të këndojnë në shqip me qëllim që të na merrte ne si grup nëpër Kosovë, sepse kishte frikë se koncerti do t’i dështonte. Duhet ta keni parasysh se po flasim për periudhën e fillimviteve të ’80-ta, kurse në vitin 1981 në Prishtinë kishin ndodhur demonstratat e lavdishme të rinisë kosovare, ndërkohë që rinia shqiptare dhe populli shqiptarë i Kosovës, ishte indinjuar dhe revoltuar thellë ndaj autoriteteve të atëherëshme jugosllave, (lexo serbe) të cilat përdorën dhunë të paparë ndaj pjesmarrësve në demonstratat e lavdishme. Gjithsesi turneu doli i sukseshem, falë këngës shqipe, por edhe falë rejtingut dhe popullaritetit që kishte në atë periudhë ky grup në gjithë Jugosllavinë.

Në këtë periudhë unë, Sejati (këngëtar i Telex), Shpendi (baterist) edhe Enveri (basist) që ishim në moshë të rreth 22 vj, si studentë, nuk mund të besonim se Gorani (lexo po e theksoj Gorani, dhe jo anëtarët e tjerë të grupit Bijello Dugme) pra kishte botëkuptime dhe qëndrim antishqiptar. Shqiptarët sipas tij, nuk e kishin nivelin e duhur ose më mirë me thënë, i shifte si popull që duhet ta dijë se kend e kishte mbi kokë. Për Bregoviqin, populli serb kishte qenë gjithnjë superior, dhe mbi popujt tjerë, si boshnjakët, kroatët dhe sidomos shqiptarët. Kjo vërehej edhe gjatë press konferencave, në hotel Grand Prishtinë. Kur e pa realitetin me sy sesi dhe sa kishin përparuar shqiptarët në Kosovë dhe Shkup, ai filloi të bëhej nervoz, sikur u tjetërsua. E bënte shumë me nerva, sidomos kur e shihte se si funksionon Univerzitetit të Prishtinës, etj. Poashtu nuk mund të imagjinonte ecjen përpara të muzicientëve shqiptarë dhe sidomos cilësia të cilën e dispononte grupi jonë Telex, me një këngëtarë shumë cilësorë.
…kush ishte organizatore e turneut te Bijello Dugme nëpër Kosovë?
Ismet SHAHINI: Po. Lidhja e Rinisë të Krahinës Autonome të Kosovës ishte organizatore e turneut. Agjenda ishte mjaft e ngjeshur (gjate dites vizitonim monumentet më të rëndësishme të Kosovës…, dreka, takime, luanim basket, takime me gazetarë, analistë të muzikës etj. Po e veçoj një rast (në njërën prej ditëve kishim në agjendë të shkojmë në Graçanicë te kishat… Kur hymë në oborrin e manastireve aty na priten disa prifterinjë për mirëseardhje dhe ishte paraparë që aty të drekojmë. Bregoviqi në tryezë nuk foli gati kurrgjë lidhur me muzikën dhe turneun, përkundrazi duke na habitur neve, ai të gjitha temat e politikës i kishte bërë gati për trajtim, dhe sidomos çështjen e popullit serb në Kosovë. Mua personalisht kjo me irritoi shumë, sepse priftërinjtë situatën faktike në Kosovë e pasqyronin krejt ndryshe, tamam sipas këndëvështirimit serbe. Bregoviqi mahnitej nga fjalimet e priftrinjëve. Njëri nga priftërinjtë me sa e kuptova unë, që kishte gradë të lartë fetar, thoshte: ‘nuk e di se çka po kërkojnë këta njerëz?’. Kjo fjali mç irritoi shumë. ‘JU KEMI DHANË GJITHÇKA – E TASH NUK PO DI SE ÇKA PO LYPIN MA SHUME’? Thoshte prifti, duke aluduar në shqiptarët e Kosovës. Kjo sjellje tepër provokative e prifterinjëve na bëri që të braktisnim këtë takim dhe të iknim në hotel GRAND, ndërkohë që Bregoviqi kishte ngelur aty akoma, për ta vazhduar bisedën. Zheljko Bebek (këngëtarë i ‘Bijello Dugme”, me origjinë kroate), më kishte lënë një përshtypje të jashtëzakonshme. Profesionist, modest, patriot për popullin e tij, por asnjehere nuk i nënçmonte të tjerët. Ju e dini se një ndër arsyet që Zheljko Bebek u nda me Goran Bregoviqin (nuk kanë qenë mosmareveshje rreth ndarjes se fitimeve, sepse aty kanë pas kontrata profesionale, ku secili ka marrë perqindjen e vet… Arsyeja kryesore ishte se Zheljko e kishte kuptuar se Gorani pervec qe e kishte biznes komponimin e kengeve, në prapavije thellë gjithmonë e kishte politikën. Na janë të njohura këngët e tij si ‘KALLASHNJIKOV’, ‘JURISH’, ‘POSMRTNI MARS’… Pra, kjo ishte fytyra e vertete e Bregoviqit.
Së fundmi në Shqipëri, ka zëra që megjithatë e mbështesin Bregoviqin, pa e njohur shumë jo vetëm të kaluarën por edhe të tashmen e tij. është krijuar përshtypje sikur Bregoviqi ka një mbështetës të fuqishëm në Shqipëri, që me aq siguri të madhe e shtyen atë përpara?!
Ismet SHAHINI: Po dëgjojë zëra të habitshëm, me arsyetime gatise absurde, të mos e përziejmë muzikën me politikë… Unë pajtohem plotesisht (por ai nepermjet muzikes, po ben politikë, madje shumë të madhe për të mos e kuptuar ne si shqiptarë). Kurse sa i përket festivalit në Korçë, ftesa e Goranit eshte shumë e lidhur me ngjarjet politike ne Serbi, Kosove, Shqiperi. Kjo nuk eshte paraqitja e pare e Goranit ne Shqiperi, sepse ai ishte ne Tirane edhe më parë Edi Rama në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës Bregoviqin e kasha shpërmbyelr me cmimin prestigjioz të bashkisë – ÇELËSIN E QYTETIT.
Tash e ftuan ne Korce (nuk e di se kush jane ne keshillin organizativ per kete event – por ppër një gjë jam shumë i bindur se pas kesaj qendron politika dhe dora e zgjatur e Edi Rames – tash e sa vite kryeministri shqiptar punon ne dëmë të trungut Shqiptar. Kur thotë dikush se sporti edhe muzika, nuk jane politike, ja edhe nje rast ne momentin kur u kendua Himni i Kosoves ne Olimpiadë (TV’të serbe e ndalën sinjalin televiziv per spektatorët) ose sulmet e ndryshme që i kanë bërë ndaj Dua Lipes dhe Rita Orës. Une jam i bindur se shumica e estrades si ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, e ndajne mendimin e njejte se muzika duhet t’i bashkojë popujt, njerezit…, por kemi te atille qe nepermjet muzikes bejne edhe politike – kemi Bora Gjorgjeviq (Çorba), Gjorgje Balasheviq, Goran Bregoviq, e shumë të tjerë, të cilët nuk i bëjnë ndër as popullit te vet, por as muzikes ne pergjithesi.
Cili do të ishte mesazhi juaj për në fund të kësaj intervisteje?
Ismet SHAHINI: Në fund, mesazhi im per te gjithe artistet mbareshshiptar do te ishte: Të mos lejojmë që në oborrin tonë të luhte valle nga njerez qe nuk jane te mireseardhur – do te kisha thane per te paftuarit – por ja qe fatkeqesisht ky eshte i ftuar… Kësaj radhe fajtori e ka emer – ai nuk eshte Gorani, as Grenelli, as Vuçiqi – por është pikërisht Edi Rama.

Be the first to comment on "Rokeri shqiptar nga Shkupi: Goran Bregoviq edhe në vitet e ’80-ta përcillte mesazhe antishqiptare (FOTO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*