Sekuestrim rekord të cigareve kontrabandë në Bosnje

Zyrtarët e Autoritetit të Taksave Indirekte të Bosnjë dhe Hercegovinës gjetën dhe konfiskuan 292,500 pako cigare kontrabandë “Regina Red” në një kamion në pronësi të një kompanie malazeze.

Sipas Administratës, vlera e tregut të cigareve të sekuestruara vlerësohet në rreth 820 mijë euro, raporton vijesti.me.

Thuhet gjithashtu se cigaret e kontrabanduara kishin për qëllim “tregun e zi” të Bashkimit Evropian.

Një deklaratë nga Autoriteti i Taksave Indirekte thotë se ky është konfiskim rekord i cigareve në shtetin boshnjak.

Deklarata nuk tregon se ku u sekuestruan cigaret, as nuk përmend emrin e ndërmarrjes malazeze, as shtetas i së cilës është shoferi i kamionit K.M.

Be the first to comment on "Sekuestrim rekord të cigareve kontrabandë në Bosnje"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*