Sërfistja në El Salvador vdes gjatë trajnimit pasi goditet nga rrufeja

Sërfistja më e mirë e El Salvadorit, e cila kishte qenë duke u përgatitur për debutimin sportiv Olimpik këtë verë, është goditur dhe vrarë nga rrufeja gjatë një seance stërvitore.
“Një atlete e shkëlqyeshme që ka përfaqësuar vendin tonë, ka ndërruar jetë”, tha Federata e Surfit Salvadoran.
Katherine Diaz, 22-vjeçare, kishte hyrë në ujë për të filluar një sesion trajnimi të premten, pranë shtëpisë së saj në El Tunco kur edhe ndodhi incidenti.
Shërbimet e urgjencës me këtë rast u përpoqën ta ringjallin atë në plazh, por përpjekjet ishin të pasuksesshme.
Gazeta Spanjolle AS njoftoi se një ndryshim i papritur i motit i kishte zënë në befasi ata që ishin në plazh: “qielli ishte i pastër dhe ishte një stuhi e paparashikuar që nuk dukej gjithashtu se kishte shumë intensitet elektrik”.
Ajo po stërvitej për lojërat e ardhshme ISA World Surf Games në El Salvador, ku shpresonte të kualifikohej për Lojërat Olimpike të Tokios.

Be the first to comment on "Sërfistja në El Salvador vdes gjatë trajnimit pasi goditet nga rrufeja"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*