Shkodra ‘nën’ ujë – lumi Buna del nga shtrati, mbi 1,800 hektarë tokë të përmbytura

Reshjet e 24 orëve të fundit kanë krijuar probleme të shumta në qytetin e Shkodrës.
Prurjet në lumenj kanë qenë të mëdha aq sa lumi Buna ka dalë nga shtrati. Niveli i liqenit të Shkodrës është rritur ndjeshëm duke shkaktuar përmbytje te disa rrugëve të qytetit.

Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit si lagjet 1 dhe 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe dhe Perash.
Ka rritje të prurjeve të lumit Drin. Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.

Gjatë natës forcat zjarrfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë pasur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave./TCH

Be the first to comment on "Shkodra ‘nën’ ujë – lumi Buna del nga shtrati, mbi 1,800 hektarë tokë të përmbytura"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*