Shkurorëzimi i kushtoi shtrenjtë kinezit, ish-gruas duhet t’i paguaj shumën e majme për kryerjen e punëve të shtëpisë gjatë martesës

Një gjykatë në Pekin ka urdhëruar një burrë që t’i paguaj një shumë të majme gruas së tij, e cila kishte kryer punët e shtëpisë derisa dyshja ishin të martuar

Siç raporton BBC, ajo do t’i marrë 50 mijë yuan (7.700 dollarë apo rreth 6.300 euro) për pesë vite, transmeton Telegrafi.

E ky rast ka nxitur reagime në rrjete sociale lidhur me vlerën e punëve të shtëpisë, e disa pretendojnë se vlera e dëmshpërblimit është shumë e vogël.

Vendimi është marrë pasi që Kina ka miratuar ligjet e reja që mbron të drejtat e amvisave. E sipas dokumenteve të gjykatës, burri i identifikuar si Chen kishte dorëzuar dokumentet për shkurorëzim nga gruaja gjatë vitit të kaluar, e cila është identifikuar si Wang – me të cilën ishte i martuar nga viti 2015.

Ajo fillimisht nuk dëshironte të shkurorëzohej, por më vonë kërkoi një shumë të majme të parave si dëmshpërblim, duke pretenduar që Chen kurrë nuk ka kryer as edhe një punë të shtëpisë dhe as që është kujdesur për djalin e tyre.

E gjykata e Pekinit ka marrë vendim në favor të saj, duke urdhëruar që t’ia paguaj alimentacionin mujor prej 2.00 yuan si dhe 50 mijë tjera për kryerjen e punëve të shtëpisë.

Be the first to comment on "Shkurorëzimi i kushtoi shtrenjtë kinezit, ish-gruas duhet t’i paguaj shumën e majme për kryerjen e punëve të shtëpisë gjatë martesës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*