Shuhet zjarri në Spitalin e Tetovës, raportohet për 9 vdekur

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës ku sot u shkaktuar zjarr, tha se sipas njoftimeve të para sot në orën 21:02 minuta te zjarrfikësit është paraqitur rasti për shpërthimin e zjarrit.
Arifi tha se ende nuk dihtet për numrin e viktimave.
Për media deklaratë dha dhe edhe zv. komandiri i zjarrfikësve në Tetovë i cil tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45.
Ai tha se derisa po digjej spitali i modeluar ka vazhduar nxjerra e viktimave që ishin brenda, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm një viktimë.
Ai tha se ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrit.
Sipas raportimeve jozyrtare, thuhet të jenë 8-9 viktima, nga shpërthimi tek spitali modular i Tetovës,
Sipas burimeve të Alsat, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor.
Është djegur tërësisht spitali modular, derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit. Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.
Ka shpërthyer zjarr i madh në Spitalin e Tetovës.

Raportohet se ka edhe viktima, ndërsa edhe të tjerë të lënduar.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin.
Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.

Be the first to comment on "Shuhet zjarri në Spitalin e Tetovës, raportohet për 9 vdekur"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*