Spektakël në Bukuresht, Mehmedi, Xhaka, Shaqiri dhe Zvicra rrëzojnë Francën

Zvicra kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian dhe me 2 korrik do të takohet me Spanjën.
Zvicra triumfon me penallti me rezultat 5:4 ndaj kampionit në fuqi të botës, Francës, pasi që ndeshja në kohën e rregullt e pas vazhdimeve përfundoi baras (3:3).
Plot 120 minuta në stadiumin ‘National’ në Bukuresht, sollën drithërima por jo edhe fituesin, që u përcaktua me penallti.


Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (3:3) por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk ndryshoi rezultati.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 73-të, ndërsa Admir Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të.
Granit Xhaka tregoi lojë të madhe, përveç që asistoi në golin e tretë, ishte edhe shtyllë e Zvicrës.
Rodriguez dështoi nga penalltia në minutën e 55-të, gjuajtjen e të cilit e mbrojti portieri Lloris. Rodriguez lëshoi rastin që të shtoi epërsinë në 0:2, kur nuk shënon edhe pëson.
Në minutën e 15-të, Zvicra në epërsi falë golit të Haris Seferoviqi që shënoi me kokë në minutën e 15-të pas asistimit të Zuber.

Në pjesën e dytë, Karim Benzema shënon dy herë brenda tre minutave, në minutën e 57-të dhe në atë të 59-tën me kokë.
Në minutën e 75-të, Pogba nga rreth 24-25 metra shënoi eurogol në këndin e majtë të epërm, 3:1.
Zvicra e mrekullive, për 11 minutat e fundit barazon rezultatin.
Në minutën e 81-të, Seferoviq me kokë ngushton rezultatin në 3:2. Në minutën e 90-të, kapiteni Granit Xhaka asiston për bukuri, Gavranoviç nga rreth 16 metra barazon rezultatin 3:3.
Në minutën e 90+4, Zvicra me fat, Coman godet fortë dhe tërthorësja shpëton portierin Sommer.
Në vazhdime, në minutën e 94-të, Pavard godet me të djathtën por Sommer shpëton portën, grushton topin në korne.
Penalltitë, për Francën shënuan Pogba, Giroud, Thuram, Kimpembe, dështon Mbappe – Për Zvicrën shënuan Gavranoviç, Schar. Akanji, Vargas, Mehmedi.

Be the first to comment on "Spektakël në Bukuresht, Mehmedi, Xhaka, Shaqiri dhe Zvicra rrëzojnë Francën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*