Stuhi të mëdha bore kaplojnë bregdetin lindor të SHBA-ve

Në bregdetin lindor të SHBA-ve një stuhi masive dimërore ka kapluar vendin,duke ndaluar kështu fluturimet,duke mbyllur vendet e vaksinimit dhe duke bërë që New York-u të “ngecë”.

Nga e hëna pasdite, 48 centimetra dëborë ka rënë tashmë në një pjesë të New Jersey, Pennsylvania dhe 43 cm në New York.Në New York City dhe New Jersey është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Shërbimi Kombëtar i Motit në ShBA tha se stuhia do të ngjitet në New England, përpara se të tërhiqet të martën.

 

Në New Jersey, Guvernatori Philip Murphy pezulloi udhëtimet e autobusëve dhe hekurudhave të shtetit të hënën. Urdhri i tij i urgjencës lejon autoritetet të mbyllin rrugët dhe të evakuojnë shtëpitë.

Më shumë se 1,600 fluturime janë anuluar në aeroportet kryesore, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Lirisë Newark, Aeroportin John F Kennedy dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias.

 

Në Aeroportin La Guardia të New York, të gjitha fluturimet u pezulluan që nga e hëna në mëngjes, transmeton Klan Kosova.

 

 

Be the first to comment on "Stuhi të mëdha bore kaplojnë bregdetin lindor të SHBA-ve"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*