Të paktën 14 njerëz kanë vdekur si pasojë e shembjes së akullnajës që shkaktoi përmbytjen në Indi, shumë tjerë raportohen të zhdukur

Të paktën 14 njerëz kanë vdekur dhe 150 janë raportuar të zhdukur, pasi një pjesë e një akullnaje të Himalajes ra në një lumë dhe shkaktoi një përmbytje të madhe në Indinë veriore.

Sipas BBC,ujërat e përmbytjes hapën një digë dhe një përmbytje uji vërshoi nëpër një luginë në shtetin e Uttarakhand.
Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punëtorë nga dy hidrocentrale në zonë.
Lidhur me këtë rast, qindra trupa ushtarake dhe helikopterë ushtarakë janë dërguar në rajon për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Ekspertët po hetojnë incidentin megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar shpërthimin akullnajor.
Zyrtarët thonë se 25 njerëz janë shpëtuar deri më tani.

Be the first to comment on "Të paktën 14 njerëz kanë vdekur si pasojë e shembjes së akullnajës që shkaktoi përmbytjen në Indi, shumë tjerë raportohen të zhdukur"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*